ambasadori i shba se ne okb dera eshte e hapur per negociata me iranin 6ab0e2512efd9

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin

September 21, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, deklaroi se dera mbetet e hapur për Iranin që të rikthehet në tryezën e negociatave, me synim përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur të dielën në një aktivitet të Al-Monitor Live në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Waltz tha se administrata Trump beson se koha është në favor të Uashingtonit në përballjen me Iranin, e cila sipas tij ka nisur më 28 shkurt.

Waltz hodhi poshtë gjithashtu raportet se Teherani ka kërkuar heqjen e sanksioneve dhe dëmshpërblime nga SHBA-ja si kushte për rikthimin në negociata, duke i cilësuar këto pretendime si “fantastike”.

Sipas ambasadorit amerikan, regjimi iranian ndodhet në pikën e tij më të dobët që prej vitit 1979, duke iu referuar presionit ekonomik dhe zhvlerësimit të monedhës iraniane.

Ata do të kthehen [në bisedime], shpresoj në mënyrë paqësore dhe diplomatike”, deklaroi Waltz.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident fatal ne aksin bradashesh peqin humb jeten nje kembesore 6ab0e1f480f02
Lajmi i mëparshëm

Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin, humb jetën një këmbësore

vdes ne moshen 27 vjecare presley gerber djali i cindy crawford 6ab0e31bb8eb4
Lajmi i radhës

Vdes në moshën 27-vjeçare Presley Gerber, djali i Cindy Crawford

Të fundit nga

ShkoLartë