Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”.
Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një këmbësore rreth 65 vjeçe, e identifikuar si Bajame Çekrezi. Për shkak të plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi policor:
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, B. Ç., 65 vjeçe e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Burimi: botasot.info


