Ambasadori amerikan i dha një ‘goditje’ bashkëpunëtorëve të Serbisë në Kosovë!

August 2, 2022
min lexim

Gjatë ditës së djeshme bashkëpunëtorët e ish – liderëve politikë që për vite me radhë deshën ta ndajnë Kosovën, thanë që Albin Kurti punon për Beogradin.

Deklarata të tilla u bënë nga njëri prej këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Si duket mbrojtja më e mirë është sulmi, andaj ata që deshën vullnetarisht të ndajnë Kosovën, apo t’ia falin Serbisë, nuk po lënë gur pa lëvizuar për të kritikuar e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por edhe presidenten Vjosa Osmani.

Mirëpo, akuzat e tyre shpejt po bien në ujë!

Sot, ambasadori amerikan i kundërshtoi të gjithë ata që po zhvillojnë një luftë speciale kundër Qeverisë së Kosovës.

“ShBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar në Twiter ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë katraurë që po zhvillohet në Kosovë, padyshim që pyetja më legjitime që bëhet është, kush janë opozita e vërtetë?

Për kë kanë punuar një pjesë e madhe e tyre?

Nëse për Kosovën, atëherë si është e mundur të punosh për Kosovën, e t’i vjedhësh qytetarët e saj, t’i shohësh si skllevër. Kjo për faktin që shumica e politikanëve që kanë qeverisur për vite me radhë më Kosovën janë milionerë dhe kanë tashmë biznese milionëshe dhe qindra punëtorë që asnjëherë nuk i panë paguar dinjitetshëm, i kanë pa dhe ende i shohin si skllevër të tyre, me një pagë minimale e shpeshherë edhe nuk ua kanë dhënë.

Atyre nuk iu ka konvenuar kurrë të rrisin pagën në Kosovë dhe nuk u konvenon as sot.

Ish-pushtetarët që kanë punuar për Kosovën, kanë pasur mundësi ma të mëdha për të investuar në Kosovë, për të rritur paga dhe për të ulur papunësinë. Por, atyre u janë dashur qytetarët e varfër që të punojnë për ta, që mos të kanë ku të shkojnë përveç kompanive të tyre, dhe t’i maltretojnë sa herë që duan.

Këta ish-pushtetarë asnjë investim të huaj s’e kanë lanë në Kosovë, u kanë lypur haraç, apo i kanë përzën edhe në mënyra të tjera, vetëm e vetëm që mos të ketë mundësi punësimi për qytetarët, dhe në këtë mënyrë ata bëhen të dëgjueshëm për ta.

Kujtojmë që në vitin 2014, kur PDK, LDK e AAK premtonin qindra-mijëra vende të punës, në Kosovë u mbyllshin fabrikat që tashmë ishin duke punuar qindra punëtorë. Në po atë kohë ishte mbyllura fabrika e Llamkosit në Vushtrri, që sot e kanë bërë depo për markete.

Aty deri në privatizim nga mijëra punëtorë që kaën qenë duke punuar, e zvogëluan numrin në rreth 500, pastaj pushtetarët e asaj kohe e mbyllën. Kujtojmë që aty kishte makineri në vlerë prej dhjetëra milionësh, e pas privatizimit i kanë shitur. Madje kishte makineri edhe pa përdorë fare. Ku mbeten ato?

Gjithashtu, në atë kohë, pra kur Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj premtonin mbi 200 mijë vende pune, filloi ikja e madhe e qytetarëve nga Kosova.

Kjo ikje nuk u bë pa një mision dhe qëllim. E qëllimin dhe misionin e bënë ata që nuk e deshën kurrë Kosovën dhe popullin e saj. Ata që vodhën e plaçkitën në Kosovën, ata vetë e organizuan një gjë të tillë, ngase qytetarët largoheshin nga qendra e Prishtinës, e pushtetarët thoshin se ata që po ikin kanë Iphona, kushte të mira, dhe kanë mundësi punësimin në Kosovë.

Mundësia e punëismit ishte pikërisht të pushtetarët, tek ata që qeverisëshin me shtetin e Kosovës, të cilët punëtorët në ndërtimtari dhe jo vetëm, i paguanin sa për ‘sy e faqe’, një pagë minimale e së paku 10 orë pune gjatë ditës, madje edhe më shumë.

Kush është këtu bashkëpunëtorë i Beogradit dhe argjenturave të huja që për qëllim kanë zhdukjen e Kosovës?

Një fakt tjetër që nuk duhet harruar është se, Branislav Nikoliq si agjent i shërbimit sekret serb që punonte kundër UÇK-së, ishte emëruar këshilltar politik i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kjo dihet tashmë shumë mirë, është ditur edhe më herët, ndërsa tani kanë filluar edhe vetë të tregojnë duke shfaqur simpati për Ballkanin e Hapur!

Kosova, ka nëvojë urgjentisht të pastrohet nga mbeturinat jugosllave që sot jetojnë e veprojnë lirshëm në Kosovë.

Një prej tyre që e pranoi publikisht është edhe Fatmir Sheholli, një bashkëpunëtorë UDB-së e më pastaj punëtorë i SHIK-ut, ku deklaroi se shef ka pasur Kadri Veselin!

Për t’u pastruar e gjithë kjo, në Kosoë duhet Ligji i Lustracionit!

Përveç kësaj, Kosova duhet urgjentisht të kërkoj dosjet e SHIK-ut, t’i hap ato dhe të shikojë se kush ishin gjithë ata vrasës të pasluftës, që vranë figurat më madhore të kombit shqiptar, pas çlirimit nga Serbia!

Ligji i lustracionit, ose i njohur ndryshe si i pastrimit të figurave, ka vite me radhë që shihet si domosdoshmëri në Kosovë.

Njohës të fushës së drejtësisë në vend kanë theksuar se ende mund të gjenden persona që sot mbajnë pozita në institucione, por që në kohën e okupimit kanë ushtruar funksione dhe kanë zbatuar ligje diskriminuese ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Një ligj i tillë nuk është në agjendën legjislative të ekzekutivit, por Ministria e Drejtësisë pret që për një ligj të tillë te këtë iniciativë edhe nga grupet e tjera parlamentare.

Unë besoj që në rrethana të tilla lustracioni është një ligj i rëndësishëm në Republikën e Kosovës në kuptimin që kemi shumë individë të cilët konsiderojnë që janë të instaluar në institucione mirëpo që konsiderohet se kanë të kaluar të dyshimtë dhe do të ishte shumë e vlefshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës, deputetët e ndonjë grupi parlamentar, ose të gjitha grupet parlamentare, të ndërmerrnin një iniciativë të tillë. Në një nga legjislaturat e Kuvendit ka pasur një përpjekje të tillë për një ligj të lustracionit mirëpo për shkak të zgjedhjeve të reja dhe shpërndarjes së Kuvendit kjo u bë e pamundur, mirëpo Kuvendi në secilin moment ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë, komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht në agjendën tonë legjislative nuk është parapa një ligj i tillë pasi që nuk e kemi pasur zotim para qytetarëve të republikës së Kosovës”, kishte deklaruar ministrja Albulena Haxhiu.

Kosova shpëton pas miratimit dhe pastrimit të qindra figurave të dyshuara që nga koha e luftës dhe deri më sot.

Ish-pushtetarët në kohën kur është pritur që të shtrijnë sovranitetin e tyre në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ata filluan të presin liderë të grupeve kriminale serbe në zyrat e tyre në Qeverinë e Kosovës.

Dyshimet për bashkëpunim të tyre janë ngritur dhe vazhdojnë të ngriten edhe sot.

Akuza për lidhje me Serbinë ishin bërë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ishin politikanët që vet i ngritën këto çështje në foltorën e Kuvendin.

Prandaj në vazhdimësi është bërë thirrje që të ketë drejtësi për shumë sakrifica të shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë vuajtur vite të tëra burgje apo edhe më rëndë duke kërkuar të drejtat e tyre themelore.

Prandaj, o sot, o kurrë, duhet të çlirohemi nga banditët, vrasësit dhe nga gjithë bashkëpunëtorët e shtetit kriminal serbë, ku Kosova edhe sot po i vuan pasojat e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse gratë e ndryshojnë ose jo mbiemrin e tyre kur martohen

Story i radhës

Tensionet në veri të Kosovës, Stoltenberg: Ruani qetësinë, shmangni veprimet e njëanshme

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë