ambasadoret e be se miratojne tekstin per liberalizimin e vizave per kosoven 63a1a4a4d05d7

Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

December 20, 2022
1 minut lexim

Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një reagim të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së në rrjetet sociale thuhet se Kosova tani është “një hap më tej në rrugën e saj evropiane”.

Më 14 dhjetor ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Sipas rregullave, mbajtësit e pasaportave të Kosovës që udhëtojnë në BE pa viza, do të mund të qëndrojnë për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore.





MARKETING

RENT A CAR

gjermani denohet ne moshen 97 vjecare ish sekretarja e kampit nazist 63a1a3b88883a
Story i mëparshëm

Gjermani, dënohet në moshën 97-vjeçare ish-sekretarja e kampit nazist

kosova e para ne rajon me energji diellore per ngrohje qendrore 63a1a4d90e421
Story i radhës

Kosova e para në rajon me energji diellore për ngrohje qendrore

Të fundit nga

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Në Komunën e Prishtinës ka filluar që të largohen mbeturinat pasi që ndërmarrja Pastrimi kishte ndaluar operimin në grumbullimin e tyre. Drejtori i Shërbimeve Publike, i ftuar në tëvë1 theksoi se nuk

​Përmbytje në Turqinë jugore

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje të shpejta në provincën jugore Osmaniye të Turqisë, duke përfshirë automjete të shumta në një përrua të tej mbushur, sipas zyrtarëve lokalë. Reshjet intensive filluan rreth mesditës

Dabiqaj vazhdon me Dritën

Mesfushori Albert Dabiqaj ka vazhduar kontratën me kampionin Dritën e Gjilanit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e kampionit të ri. “Mesfsuhori do të jetë aty. Klubi jonë, FC Drita ju
ShkoLartë