Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka publikuar një mesazh të dekanit të trupit diplomatik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ambasadorit të Qipros në Athinë, Stavros Avgoustides, i cili mbulon edhe Shqipërinë.
Në mesazhin e publikuar theksohet mbështetja për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe ekipin e tij të punës.
“Në Ditën e Europës ne qëndrojmë në mbështetje të ambasadorit të BE dhe skuadrës së tij dhe ne riafirmojmë besimin e plotë mbi profesionalizmin e tij, integritetin dhe përkushtimin ndaj shërbimit”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë që ky mesazh i publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë vjen një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi sërish kryediplomatin e Bashkimit Europian në Tiranë, duke e akuzuar se sipas tij sillet si ambasador i kryeministrit Edi Rama.
“Ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera”, deklaroi Berisha.
Burimi: botasot.info


