​Ambasada e Amerikës do të organizojë diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë

January 24, 2023
1 minut lexim

Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Ftojmë një grup të ndryshëm drejtuesish të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme.

Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Basha di gjëra, po nuk i tha kurrë”/ Artan Hoxha për “21 Janarin”: Të dëshmojë Berisha, mungon dëshira e institucioneve për të reaguar

Story i radhës

iOS 16.3 ka 13 arsye pse duhet të përditësoni menjëherë

Të fundit nga

Vetëm një legjendë e Interit i afrohet

Dezire Doue ka qenë protagonisti absolut i finales të Ligës së Kampioneve, pasi shënoi dy gola dhe asistin për të parin e shënuar nga Hakimi, në suksesin 5-0 ndaj interit. Në paraqitje
sqmken
ShkoLartë