iOS 16.3 ka 13 arsye pse duhet të përditësoni menjëherë

Apple lëshoi ditën e Hënë përditësimin iOS 16.3 së bashku me 13 arsye pse duhet të përditësoni iPhone që nga ky moment. Kjo sepse iOS 16.3 adreson 13 probleme sigurie, disa prej të cilave konsiderohen si serioze.

Gjiganti i iPhone nuk dha detaje lidhur me atë çfarë është rregulluar në iOS 16.3 në mënyrë që njerëzit të kenë në dispozicion sa më shumë kohë të përditësojnë iPhone e tyre.

Kështu hakerët nuk do të kenë akses në detaje të cilat do ti ndihmonin në sulmet e tyre.

Në mesin e problemeve të sigurisë në iOS 16.3 janë tre në WebKit, motorin që fuqizon shfletuesin Safari të Apple, dhe tre të tjerë në Kernel, që është zemra e sistemit operativ iOS.

Për fat të mirë asnjë prej këtyre problemeve të sigurisë nuk është përdorur në sulme. Nëse shfrytëzohen të kombinuara të bashku, problemet e sigurisë mund të vënë në rrezik serioz përdoruesit e iPhone.

Krahas sigurisë, iOS 16.3 adreson edhe disa probleme të përgjithshme që kanë prekur përdoruesit e iPhone. Është rregulluar një problem me Freeform ku sfondet shfaqeshin të zeza në Lock Screen si dhe një në iPhone Pro Max ku vija horizontale shfaqeshin mbi ekran.

Apple ka dërguar edhe iOS 15.7.3 për përdoruesit e pajisjeve të vjetra. Së fundi përditësimi iOS 16.3 i iPhone vjen me mbështetje për çelësat harduerikë të sigurisë dhe Advanced Data Protection për iCloud. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ambasada e Amerikës do të organizojë diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë

Story i radhës

“Ndez temperaturat”, ish- ylli mahnitë fansat me bikini të bardha

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish