Ambasada amerikane në Tiranë: Lufta u krijua nga Putini, ai është përgjegjësi kryesor

February 27, 2022
1 minut lexim

Ambasada amerikane në Tiranë e ka cilësuar luftën në Ukrainë si një luftë të krijuar nga Vladrimir Putin, regjimit i tij dhe njerëzit afër tij.

Ambasada e shoqëron postimin e saj në rrjetin social Facebook, me videon ku citohet zëdhënësi i presidentit rus, Dimitri Peskov, sipas të cilit Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend.

Apo fjalët e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se nuk do të ketë asnjë pushtim të Ukrainës, ndërsa në sfond shfaqen luftimet dhe fëmijë që shpërthejnë në lot.

Ky qëndrim i ambasadës amerikane vjen në vijim të sanksioneve të Perëndimit të vendosur ndaj Rusisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kjo luftë ka edhe qëllime gjeopolitike

Story i radhës

Shërbimet serbe të zënë me uniformë të UÇK-së në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë