Amanda Dedej, e artë në Youth League

June 30, 2025
1 minut lexim

Amanda Dedej nga Shqipëria ka shkëlqyer në Ligën e të rinjve në Karate, teksa për moshën deri në 14 vjeç ka marrë medaljen e artë në peshën deri në 52 kilogram. Gjithçka është zhvilluar në Poreç të Kroacisë, ndërsa ishin rreth 4000 garues nga 78 vende të botës. Dedej ka zhvilluar gjashtë ndeshje e ka marrë 6 fitore.

Fillimisht 6-0 ndaj kundërshtares nga Ukraina. Më pas 4-0 ndaj konkurrueses nga Hungaria, 6-1 ndaj asaj të Suedisë, 1-0 ndaj sportistes nga Italia. Po 1-0 në raundin gjysmëfinal ndaj kundërshtares nga Bullgaria dhe në finale 4-0 ndaj konkurrentes serbe.

Në këtë aktivitet Shqipëria kishte në garë dhe Nevis Hasani në kategorinë e kadetëve pesha deri në 52 kilogram, Rigers Rami në kategorinë e juniorëve në peshën deri në 61 kilogram dhe Ernik Pjetri po në kategorinë e juniorëve pesha deri në 68 kilogram, që u rendit në vendin e shtatë, transmeton RTSH.

Trajner të skuadrës ishin Lirim Dedej dhe Bekim Basha, kurse Amanda Dedej ishte maja e arritjes për karatenë shqiptare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Inaugurohet selia e ambasadës shqiptare në Vatikan/Hasani: Në shërbim të urave për një botë më të paqtë

Të fundit nga

Meta lançon syzet inteligjente Oakley

Pas disa muajsh spekulime, Meta zyrtarisht ka prezantuar syzet e reja inteligjente me Oakley. Syzet inteligjente kanë dyfishin e jetëgjatësisë së baterisë së Meta Ray-Ban dhe mund të regjistrojnë video 3K. Modelet
ShkoLartë