amanda dedej e arte ne youth league 6862cbe459e40

Amanda Dedej, e artë në Youth League

June 30, 2025
1 minut lexim

Amanda Dedej nga Shqipëria ka shkëlqyer në Ligën e të rinjve në Karate, teksa për moshën deri në 14 vjeç ka marrë medaljen e artë në peshën deri në 52 kilogram. Gjithçka është zhvilluar në Poreç të Kroacisë, ndërsa ishin rreth 4000 garues nga 78 vende të botës. Dedej ka zhvilluar gjashtë ndeshje e ka marrë 6 fitore.

Fillimisht 6-0 ndaj kundërshtares nga Ukraina. Më pas 4-0 ndaj konkurrueses nga Hungaria, 6-1 ndaj asaj të Suedisë, 1-0 ndaj sportistes nga Italia. Po 1-0 në raundin gjysmëfinal ndaj kundërshtares nga Bullgaria dhe në finale 4-0 ndaj konkurrentes serbe.

Në këtë aktivitet Shqipëria kishte në garë dhe Nevis Hasani në kategorinë e kadetëve pesha deri në 52 kilogram, Rigers Rami në kategorinë e juniorëve në peshën deri në 61 kilogram dhe Ernik Pjetri po në kategorinë e juniorëve pesha deri në 68 kilogram, që u rendit në vendin e shtatë, transmeton RTSH.

Trajner të skuadrës ishin Lirim Dedej dhe Bekim Basha, kurse Amanda Dedej ishte maja e arritjes për karatenë shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inaugurohet selia e ambasades shqiptare ne vatikan hasani ne sherbim te urave per nje bote me te paqte 6862cb6d27ed7
Lajmi i mëparshëm

Inaugurohet selia e ambasadës shqiptare në Vatikan/Hasani: Në shërbim të urave për një botë më të paqtë

vazhdimesia e politikave serbe ndaj shqiptareve hasani reagon pas manifestimit te vidovdanit 6862cbe779f34
Lajmi i radhës

Vazhdimësia e politikave serbe ndaj shqiptarëve/ Hasani reagon pas manifestimit të Vidovdanit

Të fundit nga

ShkoLartë