Altobelli për titullin: Interi ka diçka më shumë se të tjerët

December 26, 2024
1 minut lexim

Alessandro Altobelli dha një intervistë, ku foli për Interin dhe disa tema aktuale, nisur nga momenti jo i mirë i Lautaro Martinez: “Kur nuk shënon për dy ndeshje, pastaj në të tretën fillon të bëhet problem nëse nuk e gjen rrugën e rrjetës.

Kjo për shkak se nuk ke më besim.

Edhe pse ke shënuar 150 gola, të duket sikur ato nuk kanë më asnjë rëndësi. Çfarë të duhet në ato momente?

Një gol i rastësishëm, për shembull unë shfrytëzoja një devijim ose një top të kthyer nga portieri për të realizuar një gol të lehtë. Sulmuesi gjykohet për golat”.

Çfarë mund të mendojë Taremi tani?

Le të fillojmë duke thënë që ai nuk është Lautaro. Portugalia është Portugali, por nuk e them këtë për ta nënvlerësuar. Në Itali, golat të transformojnë dhe sulmuesit gjykohen për ato. Unë, edhe kur fitonim dhe nuk shënoja, isha i kënaqur për ekipin, por nuk mund të isha plotësisht i lumtur pa golat e mi. Për sulmuesit nuk është e thjeshtë kur nuk shënojnë.

Si ju duket gara për titull në Serie A?

Ka skuadra që janë përforcuar si Atalanta dhe Napoli. Personalisht mendoj se Interi ka diçka më shumë se të tjerat dhe në fund besoj se do ta fitojë titullin përsëri.

Po formati i ri i Champions-it, a ju pëlqen?

Formula e re nuk më pëlqen, gjithçka është e gabuar. Na ktheni ndeshjet direkte të Kupës së vjetër të Kampionëve. Mendoj se Interi do ta fitojë titullin në Serie A, por shpresoj që ta ndryshojnë formulën e Champions-it, sepse është e tmerrshme. Ndryshimet i bëjnë për para, por tifozët duan të shohin ndeshje të bukura. Shpresoj që Interi të shkojë sa më larg të jetë e mundur në Europë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gashi: Deputetët e VLEN-it të gatshëm për të votuar ndryshimet kushtetuese

Story i radhës

Një trup i vdekur gjendet në hapësirën e rrotave të aeroplanit të United Airlines pas mbërritjes në Hawaii

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë