Gazetari Ardit Rada thotë se vlerësimi i DASH për kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili u shpall kampion i antikorrupsionit, është një dekoratë për Shqipërinë dhe reformën në drejtësi.
Në një intervistë për “Ora e Fundi” në ABC News, Rada u shpreh se Dumani u dekorua jo vetëm për çështjen e Berishës, por edhe për luftën ndaj krimit.
“Vlerësimin e DASH ndaj Altin Dumanit, do e shihja si dekoratë për Shqipërinë dhe reformën në drejtësi. Falë SHBA dhe BE, kemi drejtësi që godet majtas edhe djathtas. Altin Dumani ka qenë në qendër të sulmeve të Sali Berishës kryesisht dhe Ilir Metës. Imagjinoni tani një prokuror, përpara çfarë sulmesh është.
Altin Dumani nuk e ka marrë dekoratën vetëm për çështjen e Berishës, por edhe luftën ndaj krimit. Ka edhe dhjetëra çështje të tjera, me emrat më të përfolur të krimit në Shqipëri. Administrata e Trump është shumë e madhe për t’u marrë me elemente kaq qesharakë në perfieri të botës dhe të merret me hallet e Berishës dhe familjes së tij”, theksoi ai.
Burimi: botasot.info