alonso ka vetem nje deshire 695ac1d35899e

Alonso ka vetëm një dëshirë

January 4, 2026
1 minut lexim

Edhe pse është thënë vazhdimisht në javën e fundit se Real Madrid nuk do të bëjë asnjë përforcim gjatë merkatos së janarit,

Xabi Alonso mendon ndryshe. “Cadena COPE” zbulon se trajneri bask ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit vetëm një përforcim në këtë afat kalimtar të merkatos dimërore.

Bëhet fjalë ëpr Ruben Neves, mesfushorin difensiv portugez, i cili është pjesë e Al-Hilal, por kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti dhe ai nuk ka pranuar rinovimin.

Për të mos dalë i humbur plotësisht, klubi arab është i gatshëm të lejojë largimin e portugezit drejt Madridit për një shifër rreth 15 milionë euro.

Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid nuk ka ndërmend të shpenzojë këtë merkato, por mund të kërkojë huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit dhe të mbulojë rrogën e tij të plotë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama rruga e re shkoder mali i zi drejt perfundimit 695ac176166f5
Lajmi i mëparshëm

Rama: Rruga e re Shkodër-Mali i Zi, drejt përfundimit

aksident me vdekje ne durres 68 vjecari perplaset nga makina dhe humb jeten 695ac2837000a
Lajmi i radhës

Aksident me vdekje në Durrës, 68-vjeçari përplaset nga makina dhe humb jetën

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë