Aloe Vera mund të durojë deri në dy javë pa ujë, ja ç’duhet të dini tjetër rreth kujdesit për këtë bime

April 21, 2022
1 minut lexim

Që kur kemi mësuar më shumë për përdorimet e xhelit të aloe verës, sigurohemi që mos të na mungojë asnjëherë në shtëpi, në një formë apo në tjetrën .

E blejmë me shishe, në kavanoza apo tubeta, pa e ditur se këtë të fundit mund ta përftojmë direkt nga bima.Duke qenë një bimë tropikale, shumë prej nesh mendojnë se do ishte e kotë ta mbillje në vazo në ballkon, por në këtë artikull do t’ju mësojë më shumë rreth kësaj bime, se si ta mbillni e të kujdeseni për të.

Aloe vera është një bimë që mund të rezistojë gjatë pa ujë! Ujiteni lulen një herë në dy javë derisa i gjithe dheu të lager. E rëndësishme është që dheu të jetë i lagësht në mënyrë që ajo ta thithë këtë të fundit graduialisht për ditët në vijim !

Përdorni vazo të baltës në vend të plastikeve dhe sigurohuni që t’i mbushni gjysmë për gjysme me dhé dhe rërë. Mos e ujisni sërish nëse dheu nuk është tharë, sepse kjo gjë do të shkaktonte kalbjen e lules.

Aloe kërkon temperaturë relativisht të lartë për t’u rritur dhe pa rrezet e diellit do të thahej.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Biden thirrje shteteve: Rusia meriton të ndëshkohet

Story i radhës

Sa milionë euro kushton një gol i Leo Messit?

Të fundit nga

ShkoLartë