Allegri publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Villarealin

February 21, 2022
1 minut lexim

Massimiliano Allegri ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e nesërme të Juventusit në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit, ku Paulo Dybala mungon për shkak të lëndimit.

Sulmuesi argjentinas pësoi një lëndim në kofshë në pjesën e dytë të barazimit 1-1 me Torinon javën e kaluar. Testet mjekësore më vonë nuk treguan ndonjë problem të madh, por bardhezinjtë kanë vendosur të mos rrezikojnë ish-lojtarin e Palermos për ndeshjen e nesërme.

Në vend të Dybalas, Allegri ka ftuar Moise Kean. 21-vjeçari italian ka shënuar një gol deri më tani këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke realizuar në fitoren 1-0 ndaj Malmos. Giorgio Chiellini është gjithashtu ende i padisponueshëm.

Juventus udhëton në Estadio de la Ceramica për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, i cili fitoi Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

Villarreal aktualisht ndodhet në vendin e 6-të në La Liga, tre pikë më pak se Atletico Madrid në vendin e 5-të. Ata mundën Granadën në fundjavë 4-1, ndërsa më parë barazuan me Real Madridin 0-0.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SPB Manastir: Sanksionohen 34 qytetarë për kalim të pasigurt të rrugës

Story i radhës

​Reznikov: Rusia ka grumbulluar 147 000 trupa pranë kufijve të Ukrainës

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë