​Reznikov: Rusia ka grumbulluar 147 000 trupa pranë kufijve të Ukrainës

Ukraina po ndjek nga afër dislokimin e njësive ruse, të cilat aktualisht numërojnë 127 000 persona në komponentin tokësor duke arritur në 147 000 së bashku me komponentin e forcave detare dhe ajrore.

‘’Nuk shohim një tërheqje ose një rënie në numër, sepse njësitë në lëvizje u kthyen në pozicionet e tyre të mëparshme shumë shpejt ose u zhvendosën në një zonë tjetër’’, deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

‘’Ushtria ukrainase është e gatshme për çdo skenar. Nuk nënvlerësojmë kërcënimin. Niveli i tij është vërtet i lartë. Ne i parashikojmë të gjitha skenarët, duke zgjedhur taktikat tona të reagimit”, theksoi ministri.

Sipas tij, një nga skenarët e mundshëm është se ‘’Rusia do të përpiqet të rrethojë Ukrainën me trupa nga Bresti në Taganrog nga toka, nga Krimea dhe do të intensifikojë aktivitetin në pjesën e pushtuar përkohësisht të Moldavisë, në Transnistria”.

“Pritet gjithashtu që trupat ruse të përshkallëzojnë situatën në Ukrainën Lindore të shoqëruar me mjete të tjera presioni: sulme kibernetike, nxjerrje të strukturave civile, përpjekje për të organizuar trazira nën pretekste të ndryshme e tjerë”, shpjegoi Reznikov.

Sipas tij, trupat ruse aktualisht janë duke manovruar në mënyrë aktive pranë kufijve të Ukrainës, veçanërisht në Krimenë e pushtuar përkohësisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Allegri publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Villarealin

Story i radhës

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare, Sela: përdorimi i gjuhës e drejtë themelore

Të fundit nga