allegri neser stadiumi do te jete plot dhe sampdoria do te jete agresive 622b51674a755

Allegri: Nesër stadiumi do të jetë plot dhe Sampdoria do të jetë agresive

March 11, 2022
1 minut lexim

Nesër në Genoa ndaj Sampdorias, bardhezinjtë duan të vazhdojnë serinë pozitive rezultative, që i çoi ata në vendin e katërt të renditjes. Juventusi është ende në një emergjencë, pavarësisht se ka rikuperuar disa lojtarë.

Massimiliano Allegri e di se do të nevojitet një paraqitje e shkëlqyer për të dalë nga “Marassi” me diçka në dorë, ndoshta tri pikët: “Nesër stadiumi do të jetë plot dhe Sampdoria do të jetë agresive”.

Allegri e di se çfarë grackash fsheh angazhimi në fushën e Sampdorias:

“Kjo transfertë vjen në një moment vendimtar të sezonit. Kanë mbetur edhe dy muaj kampionat. Nesër do të gjejmë një ekip që do të na sulmojë në një stadium pothuajse të mbushur. Na duhen pikë për të përfunduar në katërshen e parë”.

Tre emra për dy vende në sulm: “Nuk e kam vendosur ende se kush do të luajë. Dikush duhet të pushojë. De Sciglio është kthyer, Alex Sandro gjithashtu, Cuadrado është mirë. Nëse gjithçka shkon mirë të dielën, Chiellini do të jetë me ekipin, shpresojmë ta kemi gati për të mërkurën”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hiqen kufizimet per shtetasit e rmv se per hyrje ne mal te zi dhe irlande 622b50032eef1
Story i mëparshëm

Hiqen kufizimet për shtetasit e RMV-së për hyrje në Mal të Zi dhe Irlandë

gjithcka qe duhet te dini per lidhjen e rralle jupiter neptun qe ndodh ne prill 622b516a825e7
Story i radhës

Gjithçka që duhet të dini për lidhjen e rrallë Jupiter-Neptun që ndodh në prill

Të fundit nga

ShkoLartë