Massimiliano Allegri ka paralajmëruar skuadrën e tij të Juventusit për forcën e Sporting përpara dy ndeshjeve që do të përballen në çerekfinale të Europa League.
Juventusi e pret skuadrën e Primeira Liga në ndeshjen e parë të enjten mbrëma.
“Zonja e vjetër” kishte eliminuar Freiburgun, ndërsa Sporting kishte kaluar Arsenalin.
“Nesër është një ndeshje e vështirë”, ka thënë trajneri italian.
“Është një çerekfinale e rëndësishme kundër një skuadre që është në një ecuri pozitive për njëmbëdhjetë ndeshje.
Trajneri i Sporting është i ri dhe shumë i mirë.
Ai ia ktheu titullin e ligës klubit pas nëntëmbëdhjetë vitesh.
Ne duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur nesër për të pasur një avantazh kur të shkojmë në Lisbonë”.