Massimiliano Allegri ka dhënë një intervistë së fundmi dhe ka folur për emra të veçantë, duke nisur nga Vlahovic që e ka nën urdhra, e deri te Dybala e yje të tjerë të futbollit.
“Dushani mund të jetë një lider sipas mënyrës së tij, do gjithmonë të fitojë. Kam stërvitur Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic, Ronaldinho, Robinho, Cassano, Seedorf, Pirlo dhe Buffon.
I vetmi që mungon ka qenë Messi. Këta lojtarë të mëdhenj më kanë dhënë shumë. Kam pasur përplasje, por kampioni i vërtetë nuk merr në telefon menaxherin pas një zënke, por tregon në fushë se është ai kampioni”.
“Dybala? Paulo duhet të kthehet të jetë vetvetja, sepse në një moment i dukej vetja Messi i ri.
Një lojtar nuk mund të mendojë se është dikush tjetër. Ka akoma shumë për të dhënë, sepse ka shumë cilësi”, u shpreh Allegri.