ALKALOID RRIT FITIMIN, VAZHDON ME INVESTIME DHE PUNËSIME TË REJA

1 minut lexim
Kompania për prodhimin e barnave ALKALOID ka rritur shitjet e konsoliduara me 11% në çerekun e parë të këtij viti. Në periudhën janar – mars 2022, ALKALOID ka regjistruar gjithsej shitje të konsoliduara në vlerë prej 3.6 miliardë denarëve. Nga këto shitje, 1/3 është destinuar në tregun vendor, ndërsa 2/3 janë eksportuar në tregjet ndërkombëtare. Kompania ka regjistruar dyfishim të shitjeve në disa shtete evropiane. Për shembull, shitjet në Gjermani janë rritur për 146%, në Poloni për 114%, në Rumani rritje për 102% e kështu me radhë.
Kompania ka rritur investimet për zhvillimin e mëtejmë. Në periudhën janar-mars 2022 janë investuar rreth 218 milionë denarë, që paraqet rritje prej 22% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Përveç investimeve kapitale, ALKALOID ka rritur edhe numrin e të punësuarve. Në periudhën janar-mars të këtij viti janë punësuar 99 punëtorë të rinj në kompani. Tashmë ALKALOID numëron 2.619 të punësuar, prej të cilëve 2.015 në Shkup de 604 të tjerë në filialat jashtë vendit. /SHENJA/
Story i mëparshëm

Spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Story i radhës

Bezhovska: Inflacioni do të rritet, por nuk do ta çojë vendin në recesion

Të fundit nga