aliu takohet ne tetove me grubin e ahmetin jemi bashke per rruge qe na bejne bashke 64dcdcfb04c4a

Aliu takohet në Tetovë me Grubin e Ahmetin: “Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë!”

August 16, 2023
1 minut lexim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se në Tetovë u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilët tha se pati bashkëbisedim të shkëlqyer për rëndësinë e bashkëpunimit, rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tutje shton se mes tjerash, biseduan për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejmë për finalizimin e marrëveshjes financiare.

“Bashkërisht u zotuam që këtë projekt të përbashkët ta realizojmë sa më parë. Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë! 🤝”, shkroi Aliu.

aliu 2 956x1024 1

MARKETING

RENT A CAR

aktakuze ndaj kater personave ne prizren per fajde dhe shpelarje parash 64dcdb5f55f51
Story i mëparshëm

Aktakuzë ndaj katër personave në Prizren për fajde dhe shpëlarje parash

spanja nen pushtetin e flakeve evakuohen disa fshatra 64dce04501182
Story i radhës

Spanja nën “pushtetin” e flakëve, evakuohen disa fshatra

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë