Aliu nga IHMK: Nesër parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave

July 24, 2023
1 minut lexim

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka thënë se temperaturat më të larta gjatë ditës së sotme janë shënuar në qytetin e Prizrenit dhe Kamenicës me 35 gradë Celsius.

“Në Istog, Prishtinë, Ferizaj, Malishevë, Mitrovicë – 34 gradë Celsius, Podujeva me 33 gradë Celsius dhe në viset malore kuptohet atje kemi diku 30 gradë Celsius”, ka thënë Aliu, duke shtuar se nesër (e marte) parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.

Aliu ka shtuar se nesër mund të jetë dita më e nxehtë edhe e këtij muaji sepse sipas tij, temperaturat maksimale do të jenë deri në 37-40 gradë Celsius.

Ai ka treguar se në këtë të mërkure do të kemi disa vranësira, derisa ka theksuar se në disa zona të izoluara pritet të bie edhe breshër sepse vranësirat do të jenë në zhvillim e sipër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti: Asosacioni duhet të zbatohet, Republika Srpska nuk është e mundur

Story i radhës

Beteja me zjarrin vazhdon/ Situatë katastrofike në Greqi, sipërfaqe të djegura dhe tym i zi, ja si duket Rodos nga filmimet me dron

Të fundit nga

ShkoLartë