Aliu i konfirmon Hysenit se do t’i qëndrojnë afër Gjilanit për zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e projekteve

April 12, 2022
min lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunale, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar për vizitën, e ka njoftuar ministrin për problematikat, sfidat dhe projektet që janë planifikuar.

“I prezantuam në detaje të gjitha synimet tona për katër vitet e ardhshme, pra kryesisht projektet që kanë implikim më të madh buxhetor, por edhe në kuptimin e zhvillimit dhe ndryshimit të qytetit. Unë kam kërkuar, po ashtu, ndihmë dhe bashkëpunim dhe besoj që sikurse çdo komunë që e gëzon mbështetjen e qeverisë, edhe Gjilani nuk do të përjashtohet nga kjo. Në të ardhmen do të mund të raportojmë edhe për projekte konkrete”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërsa, ministri Aliu e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, derisa tha se ka parë projekte interesante që lidhen me turizmin, zhvillimet rurale e mjedisin në përgjithësi, duke shtuar se qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësi të kenë qasje më të madhe në natyrë, duke krijuar mundësi zhvillimi të qëndrueshëm nëpër zonat rurale e që lidhet edhe me trashëgiminë kulturore si Kalaja e Pogragjës dhe projektet e mundshme ndërkufitare.

“Në takim me kryetarin pata kënaqësi që të shoh shumë projekte interesante që do të realizohen, disa prej tyre që janë vazhdimësi nga e kaluara dhe të tjera që planifikohen të fillojnë. Po ashtu, diskutuam edhe për impiantin për trajtimin e ujërave të zeza për mënyrën se si do të funksionojë ai dhe atë për trajtimin e mbeturinave, e që janë projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për mjedisin, sikurse edhe projektet tjera infrastrukturore që kanë të bëjnë me ujërat e trajtimin e shtretërve të lumenjve”, ka deklaruar pas takimit ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësonor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri Aliu ka konfirmuar se do t’i qëndrojë afër Gjilanit për t’i zgjidhur problemet dhe për t’i realizuar projektet.

“Si Ministri, jemi të gatshëm që të punojmë nga afër, të shohim mundësitë që të ndihmojë dhe të bashkëveprojë me Komunën e Gjilanit në këto fusha. Folëm edhe për problem që i ka komuna me borxhet e mëdha që po i rriten dita-ditës, për projektet të cilat duhet të shikohet zgjidhje se si duhet të realizohen. Ministria jonë, por edhe ministritë tjera do të qëndrojnë afër Komunës së Gjilanit për t’i zgjidhur problemet që nuk janë të vogla, mbase më të mëdha që Gjilani me shpronësime”, ka shtuar ministri Aliu.

Më pas, kryetari Hyseni dhe ministri Aliu kanë vizituar punimet në disa projekte të cilat janë duke u realizuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha: Nuk e njoh Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar të PD, padia e tij nuk ka bazë

Story i radhës

Nexhipi tregon arsyen pse Ballkani mori për trajner Ilir Dajën

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë