Aliu e Szunyog udhëtojnë me tren, BE: Të punohet për transport të qëndrueshëm hekurudhor

min lexim

Kosova dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt një strategjie të përbashkët për dekarbonizimin e transportit dhe vendosjen e objektivave të përbashkëta për ta bërë transportin më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm, si dhe më të shëndetshëm për qytetarët.

Kështu ka thënë sot shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog në tryezën me temë “Transporti i qëndrueshëm për Ballkanin Perëndimor dhe Rruga “Express drejt E-Mobilitetit”, që u mbajt në stacionin e trenit në Prishtinë.

Szunyog theksoi po ashtu se transporti, edhe ai hekurudhor si një shtyllë që ndërlidhë njerëzit është i rëndësishëm për të gjithë.

Szunyok: Kosova dhe Ballkani Perëndimor duhet të punojnë fort për transport të qëndrueshëm

“Kosova dhe pjesa tjetër e Ballkanit perëndimor duhet të punojnë drejt një strategjie të përbashkët për dekarbonizimin e transportit dhe vendosjen e objektivave të përbashkëta për ta bërë transportin më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm, si dhe më të shëndetshëm për qytetarët. Transporti si një shtyllë që ndërlidhë njerëzit është i rëndësishëm për të gjithë ne… Prandaj, duhet të punojmë në mënyrë intensive, meqenëse nuk kemi kohë për të humbur që të përgatitemi për të ardhmen”, theksoi Szunyog.

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, Ljupka Siljanoska zëvendësdrejtoreshë e Komuniteti të Transportit dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë udhëtuar sot me tren në binarët e vjetër nga Fushë Kosova në Prishtinë si një aktivitet ndërgjegjësues.

Me të arritur në kryeqytet, ministri Aliu theksoi se Qeveria është e përkushtuar në modernizimin e hekurudhave të Kosovë që ka për synim ndërlidhjen me vendet e rajonit dhe do të kontribuoj në agjendën e gjelbër të Evropës.

Aliu: Si qeveri jemi të interesuar për modernizimin e hekurudhave

“Si qeveri jemi të interesuar për modernizimin e hekurudhave të cilat do të jenë të ndërvepruese me të gjitha vendet që na rrethojnë, me shpresë që kjo do të bëhet e qëndrueshme. Megjithatë për të qenë të qëndrueshme na nevojitet ndërlidhja në mënyrë që të ndërlidhen pikat e ndryshme të rajonit. Dhe kësisoj të kemi një funksionim të duhur dhe të rregulluar të transportit hekurudhor”, theksoi Aliu.

Ndërkaq, Ljupka Siljanoska zëvendës drejtoreshë e Komuniteti të Transportit ka prezantuar “Sfidat hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe rruga përpara”.

Si pjesë e integrimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkohet vëmendje e shtuar për lidhjet e lëvizshmërisë dhe alternativat e transportit të qëndrueshëm, si lëvizshmëria elektronike dhe hekurudhat e elektrizuara, si opsioni më i mirë i mundshëm për dekarbonizimin.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga zonat më të prekura nga ndryshimet klimatike me rritje të parashikuar të temperaturave prej 1,5-4,0°C dhe në varësi të përpjekjeve globale të bëra për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë (GHG), rajoni parashikohet të kalojë 5. 0°C. Sektori i transportit kontribuon shumë në emetimet e GHG me një pjesë të përgjithshme prej 16%, të dominuar nga pjesa e CO2 dhe NOx. Transporti është një nga sektorët më në rritje për sa i përket emetimeve të GS dhe pjesa e përgjithshme ka qenë e dominuar nga transporti rrugor me një peshë të vlerësuar prej 90%.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bordi i Transparencës publikon vendimin, ja sa do të shiten në supermarkete mielli, sheqeri dhe orizi

Story i radhës

Liverpool merr vendimin

Të fundit nga