Aliti koordinator në Saraj, Ahmeti: Është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti komentoi emërimin e Rafis Alitit për koordinator në Saraj, përcjell TV21. Ahmeti tha se kjo është e drejtë ekskluzive e tij dhe se edhe në të kaluarën ka bërë emërime të ngjashme.

“Në vazhdimësi. Është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë, për çështje të ndryshme të ngarkon njerëz për çështje që do të ketë informacion dhe që do të bëjë një zhvillim në terren. Ti tillë, z.Mexhiti ka qenë koordinatorë për Tetovë-Gostivar, Z. Bejtën e kam pasur për Strugë, z. Duarku e kam pasur për Saraj, vite më herët”, tha mes tjerash Ahmeti.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare të Izraelit dhe Kosovës

Story i radhës

Itali, në 24 orët e fundit kanë mbërritur mbi 2.000 emigrantë të parregullt

Të fundit nga