Formacionet zyrtare të Izraelit dhe Kosovës

Kombëtarja e Kosovës e fillon sot ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

“Dardanët” e nisin xhiron e parë të fazës së grupeve të këtyre kualifikimeve sonte me fillim nga ora 18:00, ku zhvillojnë ndeshje si mysafirë në stadiumin “Bloomfield” kundër Izraelit.

Kosova synon sot vetëm fitoren në Tel Aviv, në mënyrë që ta nis sa më mirë këtë cikël kualifikues drejt Euro 2024.

Të dy kombëtaret pozicionohen në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndeshja e fundit e Izraelit ishte kundër Qipros, ku kjo e fundit regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 3:2, kurse Kosova në ndeshjen e fundit të zhvilluar barazoi 1:1 me Ishujt Faroe.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Izraeli (4-4-2): Glazer; Dasa, Vitor, Shlomo, Leidner; Gloukh, Haziza, Peretz, Lavi; Solomon, Weissman

Kosova (4-3-3): Muric; Paqarada, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda; Muslija, Dresevic, Celina; Zhegrova, Muriqi, Rashica

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas daljes nga “Big Brother” Armaldo Kllogjeri më i kërkuari i clube-ve! Shifrat që i ofrohen tenorit

Story i radhës

Aliti koordinator në Saraj, Ahmeti: Është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë

Të fundit nga