Alibeaj zyrtarizoi kandidatët për 16 bashki/ Berisha: Vegla mjerane të përdorura nga Rama, s’kanë asnjë lidhje me PD

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal edhe tek zgjedhjet e 14 majit.

I pyetur lidhur me zyrtarizimin e kandidatëve nga Alibeaj, për bashkitë përfshirë edhe Tiranën, Berisha tha se janë kandidatë të Edi Ramës dhe se nuk kanë asnjë lidhje me PD.

“Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Nuk kanë lidhje me PD. Ata janë thjesht vegla mjerane që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit.

PD do triumfojë. Koha provoi në mënyrë profetike përcaktimet, provoi rëndësinë që ka misioni i demokratëve për vendosjen e pluralizmit. Këto tani i kanë kuptuar të gjithë. Kandidatët e Edi Ramës, janë 1 ose 2, vijnë nga bota e mafies”, tha Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moldavia nikoqire e stërvitjes së përbashkët ushtarake mes SHBA-së, Britanisë dhe Rumanisë

Story i radhës

Boksieri serb që u rrah nga Bernardin Jakaj iu përgjigjet shqiptarëve me një postim provokues

Të fundit nga