Moldavia nikoqire e stërvitjes së përbashkët ushtarake mes SHBA-së, Britanisë dhe Rumanisë

Moldavia njoftoi se do të organizojë stërvitjen e përbashkët ushtarake në të cilën do të marrin pjesë njësi të forcave speciale të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rumanisë, transmeton Anadolu.

“Stërvitja do të zhvillohet në qendrat stërvitore të Ushtrisë Kombëtare, nga data 27 mars deri më 7 prill dhe synon trajnimin e përbashkët dhe shkëmbimin e përvojës ndërmjet ushtarëve të forcave speciale moldave, rumune, amerikane dhe britanike, si dhe rritjen e nivelit të ndërveprimit midis kontingjenteve që marrin pjesë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Moldavisë.

Po ashtu theksohet se forcat speciale të katër vendeve do të kryejnë qitje të avancuara luftarake, si dhe stërvitje me parashutë dhe stërvitje për misione specifike.

Gjithashtu deklarata shton se trajnimi i përbashkët JCET-2023 do të zhvillohet “në përputhje me planin e stërvitjes të vitit 2023 të Ushtrisë Popullore”.

Në deklaratë thuhet se pajisjet ushtarake do të zhvendosen në qendrat stërvitore të ushtrisë moldave për t’u përdorur gjatë stërvitjeve.





Story i mëparshëm

Osmani: S’është e ndershme t’i kërkojmë Shqipërisë ndaljen e rrugës drejt BE-së, nëse ne nuk i realizojmë ndryshimet kushtuese

Story i radhës

Alibeaj zyrtarizoi kandidatët për 16 bashki/ Berisha: Vegla mjerane të përdorura nga Rama, s’kanë asnjë lidhje me PD

Të fundit nga