alibeaj gjen strehe berisha nuk e leshoi seline pd ne hotel 6417332d04568

Alibeaj gjen strehë, Berisha nuk e lëshoi selinë: PD në hotel

March 19, 2023
1 minut lexim

Fillimisht adresën e strehës së re, Enkelejd Alibeaj e vendosi në një dokument që dorëzoi në KQZ.

Më pas është kujdesur që këtë adresë të re, t’ua tregojë dhe demokratëve që e përkrahin.

Selia e përkohshme e Enkelejd Alibeajt ndodhet në rrugën “Donika Kastrioti”  në një hotel, ngjitur me Kryesinë e Kuvendit, kjo ku ëshë vendosur ky baner blu, me mbishkrimin “Partia Demokratike e Shqipërisë.

Zhvendosja e Enkelejd Alibeajt ka qenë e qetë dhe vetëm me një qëllim, të mos përsërisë një 8 janar të dytë, që vështirë të harrohet prej demokratëve, të atyre që ishin brenda selisë, atyre që e sulmuan nga jashtë dhe atyre që panë të gjithë këtë, përmes ekraneve.

Këto zyra të reja janë marrë me qira dhe do të jenë të përkohshme, deri sa kreu i komanduar i PD-së, të gjejë vendin e tij të përhershëm.

Nga këto zyra të reja Alibeaj do të organizojë demokratët e tij për betejën elektorale të 14 majit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne cdo cep te qytetit ka deponi jolegale 641731c997395
Story i mëparshëm

Në çdo cep të qytetit ka deponi jolegale

abdixhiku i reagoi kurtit profesori i kthehet ashper gjumashat e ldk se 641734cfadb1b
Story i radhës

Abdixhiku i reagoi Kurtit/ Profesori i kthehet ashpër: Gjumashat e LDK-së!

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë