Abdixhiku i reagoi Kurtit/ Profesori i kthehet ashpër: Gjumashat e LDK-së!

Pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit, reagimet kanë qenë të mëdha.

E për takim ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai u shpreh se ky takim ishte mashtrim dhe humbje e një momenti historik.

Në lidhje me këtë deklaratë profesori nga Parisi, Nezir Kraki i ka reaguar Lumir Abdixhikut.

Kraki ia kujtoi që prodhuesit e Asociacionit janë vet ata në krye me Thaçin dhe Mustafën, përcjell “Bota sot”.

“A mundet dikush me i tregu Lumirit që është kryetar i të njejtës parti dhe minimumi që pritej nga ai ishte distancimi nga vendimet dhe veprimet skandaloze e antishtetërore të saj”, u shpreh ndër të tjera profesori.

Postimi i plotë

Gjumashat e LDK-s ende janë në amnezi kolektive.

Kanë harru që janë prodhuesit e Asociacionit në versionin e republikës serbe dhe nënshkruesit e marrëveshjes grenelliane ku Kosova hiqte dorë nga shtetësia e saj dhe merrte « ndaljen e çnjohjeve » nga Serbia. Janë poashtu prodhuesit e Hashim Thaçit president dhe puçistë të Grenellit me një SMS.

A mundet dikush me i tregu Lumirit që është kryetar i të njejtës parti dhe minimumi që pritej nga ai ishte distancimi nga vendimet dhe veprimet skandaloze e antishtetërore të saj.

Skenderin e Agimin i ka mënjanu nga partia edhe pse ata nuk ishin në origjinë të atyre skandalëve.

P.s. Lumirin e njoh dhe kam respekt për të si person. Këtu po flas veç për Lumirin politik.

Story i mëparshëm

Alibeaj gjen strehë, Berisha nuk e lëshoi selinë: PD në hotel

Story i radhës

Vuçiq mbron Putinin: Urdhërarresti do të ketë pasoja të këqija politike, do zgjatet më shumë lufta

Të fundit nga