Alibeaj: Basha duhet të tërhiqet nga kreu i PD-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike , Enkelejd Alibeaj  në mbledhjen e kësaj të shtune me grupin parlamentar demokrat ka kërkuar që kryedemokrati të tërhiqet.

Alibeaj në fjalën e tij ja kërkuar që Lulzim Basha të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

“Unë jam në koherencë të plotë me qëndrimin tim se Sali Berisha nuk ka më vend ne PD, por ti kryetar duhet të tërhiqesh”, ka thënë Alibeaj.

Ndërkaq më herët Basha në fjalën e tij në mbledhje ka theksuar se është koha për të rikuperuar gabimet dhe se ai do të mbajë përgjegjësisë e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Shpërthen” themeluesi i ASH-së, në Kumanovë: Unë nuk largohem, pavarësisht tendencave për të më larguar!

Story i radhës

A po përgatitet Putini që ta shkatërrojë Kievin?

Të fundit nga