Ali Ahmeti sërish godet: VMRO kopjon LSDM-në me film të vjetër, por me qëllim të njejtë (Video)

March 27, 2022
1 minut lexim
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti godet sërish dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO DPMNE dhe LSDM, me porosinë që të dyja kopjojnë njëra tjetrën në fushatën kundër BDI me strategji dhe qëllim të njejtë.

Ahmeti në profilin e tij në Facebook botoi një video kompilacion me deklarata të fuqishme të Hristijan Mickovskit dhe të Zoran Zaev kundër Bashkimit Demokratik për Integrim.

Javë më parë, Ahmeti botoi videon e tij të parë me po të njejtën porosi, por me deklarata të ndryshme nga eksponentë të VMRO DPMNE dhe LSDM.

Së fundmi, VMRO DPMNE ka nisur fushatë të vrazhdtë kundër BDI ne kërcënimin kundër parimit koalicionues fitues me fitues, duke u promovuar vet në përcaktues të vullnetit politik shqiptar, ngjashëm si në vitin 2006, kur vendosi të shkel mbi votën e shqiptarëve më Maqedoninë e veriut.

Në vinim, lexoni statusin e plotë të Ali Ahmetit në Facebook:

Dikur LSDM, sot VMRO DPMNE, e njejta fushatë, i njejti narativ, e njejta strategji me qëllim të njejtë.

Janë qytetarët ata që vendosin fatin e partive politike në vend dhe përcaktojnë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtetit në përputhje me pritshmëritë e tyre.

Asgjë e re, film i pamë, me skenar të vjetër dhe jokreeativ, me ritransmetime të shpeshta me aktorë të ndryshëm.

Ne, punën tonë në të mirën e shoqërisë dhe të qytetarëve si dhe të instalimit të politikave konstruktive dhe bashkëpunimit midis subjekteve në të mirën e vendit, do ta vazhdojmë dhe i ftojmë të gjitha partitë politike të miren me proekte e programe dhe jo me njerëz e parti.

Vota e qytetarit në demokraci dhe shoqëri multietnike është e shenjtë dhe përcaktuese për stabilitetin institucional të vendit dhe me doemos duhet respektuar nga të gjithë që synojnë të bartin përgjegjësi për ta drejtuar vendin duke ndërtuar politika të qëndrueshme, pa i përsëritur gabimet e të kaluarës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eriksen: I lumtur që jam ende futbollist

Story i radhës

Gjobiten 249 shoferë në Shkup

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë