Ali Ahmeti përkujton heroin Fazli Grajqevci në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

August 18, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar heroin Fazli Grajqevci në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ahmeti në mesazhin e tij përkujtimor shkruan se atdhetarizmi dhe rezistenca e heroit Grajqevci mbetet simbolikë e fuqishme që i dha jetë idealit kombëtar si dikur ashtu edhe sot.

Statusi i plotë:

Kombi ynë ka patur në çdo kohë mendje të ndritura veprimtarësh që me atdhedashurinë e tyre ishin udhërrëfyesi ynë i veprimit kombëtar dhe flakadani i pashuar i lirisë. Në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Fazli Grajqevcin, simbolin e flamurit midis shqiptarëve gjatë viteve të ‘60 në Jugosllavi, themeluesin e Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Regjimi jugosllav e burgosi, e torturoi, e mposhti trupin e tij, por nuk arriti ta gjunjëzojë asnjëherë shpirtin e tij atdhetar që i dha forcë indit tonë kombëtar për jetësimin e amanetit për lirinë e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fazli Grajqevcin! Lavdi

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Story i radhës

WhatsApp sjell një opsion që platformat rivale e ofrojnë prej kohësh

Të fundit nga

Horoskopi i datës 2 qershor 2025

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm me partnerin tuaj, marrëdhënia në çift
sqmken
ShkoLartë