Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 26-31 gradë Celsius.
Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 26-31-gradë Celsius.