ali ahmeti ngushellon per ndarjen nga jeta te dr aliriza osmanit 68a1edd78b923

Ali Ahmeti ngushëllon për ndarjen nga jeta të Dr. Aliriza Osmanit

August 17, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 17 gusht – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit Dr. Aliriza Osmani.

Ahmeti kujton kontributin e tij që nga ditët e para në radhët e UÇK-së në Karadak, si dhe përkushtimin e treguar më pas si drejtor i spitalit të Kumanovës, ku vendosi drejtësi dhe barazi.

“Dr. Aliriza Osmani ishte intelektual i dalluar, me virtyte të larta kombëtare e njerëzore, që do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë”, theksoi Ahmeti.

Kreu i BDI-së shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve, duke theksuar se kujtimi për Dr. Osmanin do të mbetet i paharruar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dorezohet thaci pdsh nuk do merr pjese ne zgjedhjet lokale 68a1e8bbdc875
Lajmi i mëparshëm

Dorëzohet Thaçi: PDSH nuk do merr pjesë në zgjedhjet lokale!

velipoje policia e gjen shendoshe e mire 2 vjecarin e humbur 68a1f742588d5
Lajmi i radhës

Velipojë, policia e gjen shëndoshë e mirë 2 vjeçarin e humbur

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë