Ali Ahmeti nesër në Tiranë, do të takohet me Edi Ramën

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me funksionarë të tjerë të partisë, nesër do të vizitojnë Tiranën.

Siç bëhet e ditur, në kuadër të vizitës Ahmeti pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Vizita është e formatit të njëjtë sikurse ajo që u realizua kohë më parë në Prishtinë, kur Ahmeti me ministrat e BDI-së u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministra të tjerë të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim qe diskutuar për projektet infrastrukturore dhe turistike që i lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Sekuestrohen barna të kontrabanduara në vlerë prej 10 mijë euro

Story i radhës

Ohër: Kërcënohen pjesëtarët e grupit Lev Tahor

Të fundit nga