ali ahmeti nderon fehmi dhe xheve lladrovcin ne ceremonine perkujtimore 6a18a1d003d96

Ali Ahmeti nderon Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në ceremoninë përkujtimore

May 28, 2026
1 minut lexim
FB IMG 1779985412054 1536x1025 1

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70 dhe 71 vjetorit të lindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy figura të shquara të rezistencës dhe luftës për liri.

Në këtë përvjetor, Ahmeti nderoi jetën, veprën dhe sakrificën e tyre për çështjen kombëtare, duke theksuar rëndësinë historike të kontributit të tyre në luftën për liri dhe dinjitet.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vlerësuan si simbole të qëndresës, sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut.Në ceremoni u theksua se vepra e tyre mbetet pjesë e rëndësishme e kujtesës historike dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ja postimi plotë:

Sot mora pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70 dhe 71 vjetorit të lindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy figura të pavdekshme të rezistencës dhe lirisë sonë kombëtare.Në këtë përvjetor të veçantë, kujtova me respekt dhe mall jetën, guximin dhe sakrificën e tyre sublime për atdheun.

Fehmiu dhe Xheva nuk ishin vetëm luftëtarë të lirisë, por simbol i qëndresës, dinjitetit dhe dashurisë së pakushtëzuar për kombin shqiptar.Sot, më shumë se kurrë, ndjeva krenari që historia jonë ka lindur njerëz si ata, njerëz që jetën e tyre e shndërruan në dritë për brezat që erdhën pas.Lavdi e përjetshme Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit! Vepra dhe emri i tyre do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona dhe në historinë e kombit shqiptar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IMG 20260528 WA0018 1024x542 1
Lajmi i mëparshëm

Qamili: Studentët e kërkuan Provimin e Jurisprudencës, ne po i bëjmë 48 provime dhe licenca në gjuhën shqipe

aak hap fushaten premton programin siguri energji zhvillim 6a18b8548cdff
Lajmi i radhës

AAK hap fushatën, premton programin “Siguri, energji, zhvillim”

Të fundit nga

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare që nga rënia e sistemit komunist në Shqipëri. Pakënaqësi të mbartura prej vitesh po artikulohen
ShkoLartë