Ali Ahmeti: Mickoski me bluzë të gjelbër si një Zelenski nga AliExpressi

1 minut lexim

Maqedonia e Veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një WANNABE ZELENSKI, por nga AliExpressi, informon GAZETA.MK

Kështu përmes një facebook statusi është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas miratimit në Kuvend të propozimit francez përmes të cilit Republikës së Maqedonisë së Veriut iu hap rruga për integrim në Bashkimin Europian.

“Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhënjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhënjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”, ka shkruar më tej Ahmeti.

Story i mëparshëm

Ahmeti uron i pari Kovaçevskin

Story i radhës

Ali Ahmeti: Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend

Të fundit nga