ali ahmeti kerkon unitet politik pas vendimit te speciales 6aad5d910701f

Ali Ahmeti kërkon unitet politik pas vendimit të Speciales

September 18, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka kërkuar referendum popullor në Kosovë për vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të deklarohen për këtë vendim.

“Pasi vendimi i Dhomave të Specializuara u dha në emër të popullit të Kosovës, atëherë do të ishte e logjikshme që vetë populli të deklarohet përmes referendumit”, tha Ahmeti.

Sipas tij, rezultati i referendumit duhet të jetë detyrues për Dhomat e Specializuara, të themeluara nga Kuvendi i Kosovës.

Kreu i BDI-së kërkoi që institucionet e Kosovës të angazhohen zyrtarisht për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga paraburgimi në Hagë.

Ahmeti propozoi që deri në vendimin përfundimtar të Apelit, ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Sipas tij, kjo mund të bëhet nën garancitë e Policisë dhe të shtetit të Kosovës.

Ai tha se Kosova duhet t’u drejtohet edhe vendeve që kanë mbështetur dhe financuar Dhomat e Specializuara, duke kërkuar mbështetje për to në lidhje me zgjidhjen e çështjes së katërshes së UÇK-së.

Kryetari i BDI-së ka folur edhe për rolin e presidentit të ardhshëm të Kosovës për të cilin tha se duhet ta shfrytëzojë çdo mundësi që ia lejon rendi juridik për faljen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët Specialja i dënoi me 81 vjet burg, në total.

Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe maturi, ndërsa mbështeti protestat popullore dhe paqësore teksa kërkoi që partitë politike të gjejnë një formulë të përbashkët dhe të ndërtojnë qëndrim të unifikuar. Sipas tij, interesi dhe vullneti i qytetarëve të Kosovës duhet të vendosen mbi dallimet politike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ALBIN KURTI DHE IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Beteja juridike për ish krerët e UÇK-së nuk ka përfunduar

ligjvenesit evropiane kerkojne hetim ndaj meta s per pezullimin e llogarive gjate protestave ne shqiperi 6aad5e2aba6a0
Lajmi i radhës

Ligjvënësit evropianë kërkojnë hetim ndaj Meta-s për pezullimin e llogarive gjatë protestave në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë