ALBIN KURTI DHE IZET MEXHITI

Mexhiti: Beteja juridike për ish krerët e UÇK-së nuk ka përfunduar

September 18, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë thirrje për unitet të faktorit politik shqiptar në të gjitha trevat, me qëllim që të mbështetet procesi i apelimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Mexhiti tha se vendimi i shkallës së parë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së është pritur me indinjatë, duke theksuar se tashmë duhet të tejkalohen dallimet politike dhe të bashkohen forcat për procesin në Gjykatën e Apelit.

“Vendimin për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së e kemi marrë me indinjatë. Por, është një moment ku duhet t’i tejkalojmë dallimet si subjekte politike dhe gjithandej ku jemi të bëhemi bashkë për procesin në Gjykatën e Apelit”, është shprehur Mexhiti.

Ai ka theksuar se beteja juridike nuk ka përfunduar me vendimin e shkallës së parë, duke bërë thirrje që të gjitha forcat të angazhohen në procesin e apelimit.

“Me të gjitha forcat duhet ta fitojmë betejën e dytë, pra nuk e kemi humbur luftën. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Kombëtare është pjesa më e lavdishme e shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë, e gjithandej”, ka deklaruar Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mersel gjykata e hages rama sponsorizoi pdk ldk votoi 6aad46ef9f4e4
Lajmi i mëparshëm

Mërsel: Gjykata e Hagës, Rama sponsorizoi, PDK-LDK votoi

ali ahmeti kerkon unitet politik pas vendimit te speciales 6aad5d910701f
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti kërkon unitet politik pas vendimit të Speciales

Të fundit nga

ShkoLartë