Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Ahmeti ka uruar për paqe dhe begati në secilën familje.
Urimi i plotë:
Të dashur besimtarë,
Në këto çaste festive të Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.
Le të ruajmë me përkushtim freskinë shpirtërore që na e solli muaji i bekuar i Ramazanit, frymëzimin për praktikimin e veprave të mira, përforcimin e respektit dhe humanitetit ndërnjerëzor.
Ju qofshin të pranuara agjërimi dhe të gjitha lutjet e bëra! Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!
https://www.facebook.com/100044523937585/posts/pfbid02xydFPVJzvQtUo9vksgQcqep9vrjvMTXuyRqGZbGdsPTJmA7nyyiwuBn6V2dtYKTVl/?mibextid=Nif5oz