Sudan, forca paramilitare RSF njofton armëpushim 72-orësh me rastin e Bajramit

Grupi paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan njoftoi një armëpushim humanitar 72-orësh duke filluar nga ora 6:00 e mëngjesit të së premtes me rastin e Fitër Bajramit, transmeton Anadolu.

“Armëpushimi përkon me festën e Fitër Bajramit dhe hapjen e korridoreve humanitare për të evakuuar qytetarët dhe për t’u dhënë atyre mundësinë për të përshëndetur familjet e tyre”, njoftoi RSF-ja në një deklaratë në Twitter.

Në deklaratë, RSF-ja pohoi angazhimin e saj për një armëpushim të plotë dhe paralajmëroi kundër “shkeljeve të vazhdueshme të palës tjetër”.

Luftimet shpërthyen të shtunën midis Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe RSF-së në kryeqytetin Khartum dhe rrethinat e tij.

RSF-ja akuzoi ushtrinë se kishte sulmuar forcat e saj në jug të Khartumit me armë të lehta dhe të rënda, ndërsa ushtria pretendoi se forca paraushtarake po “përhap gënjeshtra” dhe e etiketoi atë si grup “rebel”.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në atë që forcat politike e quajtën “grusht shteti”.





Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Gëzuar Fitër Bajramin, paqe dhe begati në familjet e juaja

Story i radhës

“Gëzuar Fitër Bajramin”, Rama e nis ditën me një urim për besimtarët myslimanë

Të fundit nga