Ali Ahmeti: Europa është shtëpia jonë, uroj të gjithë qytetarët

July 19, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti me rastin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me Bashkimin Europian në Bruksel, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e këtij momenti shumë të rëndësishëm që shënon zhbllokimin e procesit të eurointegrimit.

Të nderuar qytetar,

Po fillojmë një kapitull të ri. Gjithmonë kemi dëshmuar se bashkë mund t’ia dalim ndaj çdo sfide.

Europa është shtëpia jonë dhe nuk kishim zgjidhje tjetër pavarësisht pengesave nëpër të cilat kemi kaluar.

Këto 20 vite, treguam se dimë të udhëheqim dhe drejtojmë procese madhore për të mirën e të gjithë qytetarëve, me përkrahje të madhe nga aleatët tanë ndërkombëtar e në veçanti nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Me vendime të guximshme dhe të mençura zgjidhëm sfida që të gjithëve ju dukeshin si mision i pamundur dhe mbyllëm çështjet e hapura dypalëshe.

Në të njëjtën kohë, nuk devijuam në asnjë rast nga kursi europian, nga reformat dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal. Mbetemi të përkushtuar për zbatimin e proceseve reformuese dhe marrëveshjeve të arritura.

Rrugëtimi sigurisht që nuk ishte i lehtë, por nuk ishte edhe i pamundur pasiqë orientimi jonë drejt familjes së madhe europiane ka qenë i qartë.

Shfrytëzoj rastin që të uroj të gjithë qytetarët tanë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke ju siguruar kështu perspektivë të qartë, siguri në vend, rajon e më gjerë dhe një mirëqenie më të lartë, kështu duke menduar për gjeneratat e ardhshme.

Vazhdojmë përpara me plot guxim, vendosshmëri dhe përkushtim maksimal!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: RMV-ja deri në fund të vitit 2030 do bëhet antare e BE-së

Story i radhës

Broja do të jetë në 10 sulmuesit më të shtrenjtë

Të fundit nga

ShkoLartë