Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e brendshëm, Nazim Bushi pas miratimit në Kuvend të propozimit francez përmes të cilit Republikës së Maqedonisë së Veriut iu hap rruga për integrim në Bashkimin Europian, ia kanë dhënë këngës, informon GAZETA.MK
Ahmeti dhe Bushi në një video të postuar në rrjetin social facebook shihen të gëzuar për këtë vendim.
Ndryshe, sot triumfoi racionaliteti, u ruajtën rrënjët europiane të vendit dhe u mposhtën tentativat destruktive të forcave regresive proruse, dekraluar nga BDI.
Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit dhe njësoj do të vazhdojë të jetë e rreshtuar në taborin progresiv në çdo proces të nevojshëm deri në realizimin e ëndrrës së integrimit.