E ardhmja e Alexis Sanchez duket se është e shkruar tashmë.
Në fund të sezonit rrugët e kilianit dhe Interit do të marrin drejtime të ndryshme. Sanchez duket se nuk është më në planet e Inzaghit, pasi tekniku italian përdor tashmë Perisic si sulmues të dytë kur futet në lojë Gosens.
Ai është lojtari më i paguar tek Interi, kështu klubi zikaltër do të lirohej nga paga e tij e madhe, ku dyshohet se mund t’i ofrohet argjentinasit Paulo Dybala.
Për Alexis është interesuar River Plate, por thuhet se edhe disa klube spanjolle i janë vënë pas kilianit./