Alexander-Arnold kritikohet ashpër pasi refuzoi ta këndojë himnin kombëtar para ndeshjes së Anglisë me Hungarinë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold është kritikuar për mos këndimin e himnit kombëtar para ndeshjes së Anglisë kundër Hungarisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Anglia u mposht në ndeshjen e parë të Grupit 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve nga Hungaria me rezultat 1-0.

Megjithatë, ‘problemet’ për ekipin e Gareth Southgate nuk mbarojnë me kaq, pasi ato kanë kaluar edhe jashtë fushe.

Ylli i Liverpoolit, Alexander-Arnold ka përfunduar si cak i ‘sulmeve’ apo kritikave nga tifozët e “Tre Luanëve”.

23-vjeçari filloi ndeshjen si titullar në Puskas Arena në Budapest, duke u rreshtuar si një mbrojtës i krahut të djathtë.

Por, ai pati polemika para ndeshjes për mos këndimin e “God Save The Queen”, i cili është himni kombëtar i Anglisë.

Të gjithë lojtarët u panë duke kënduar himnin, por Alexander-Arnold qëndroi aty i palëkundur dhe kjo bëri që të shpërthejnë fansat në rrjetet sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Keni plane për fundjavën? Hidhini një sy parashikimit të motit për sot dhe nesër

Story i radhës

Dieta me magnez: Për ata që duan të jetojnë gjatë

Të fundit nga