Aleksandar Vuçiq, përmbaruesi kryesor i skenarit hegjemonist serbomadh për krijimin e “botës serbe”..!?

min lexim

Presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, përmbaruesi kryesor i skenarit hegjemonist serbomadh për krijimin e “botës serbe” (srpski svet)..!?

Nuk besoj se udhëheqësit shtetëror të Kosovës e kanë dëgjuar dhe kuptuar mirë përgjigjen e A. Vuçiqit, dhënë mediave të hënën e kaluar me 18 korrik, lidhur me refuzimin që autoritetet kroate i bën kërkesës së tij për ta vizituar “privatisht” kompleksin memorial të viktimave të krimeve të Luftës së Dytë Botërore në Jasenovc të Kroacisë, ku në vitin 1941-42 nazistët gjerman dhe kroatë kanë pushkatuar sipas shumë statistikave nga 80 deri në 100 mijë serbë, jevrej dhe romë.

Mirëpo, ajo që tha dhe potencoi hapur presidenti serb, A. Vuçiq para gazetarëve, për çdo analist dhe njohës, sado pak, të rrethanave që çuan në fillimin e Luftës së Dytë Botërore (LDB), por edhe për shkak të raporteve të hasmërisë së madhe midis serbëve dhe kroatëve brenda shtetit Serbo-Kroato-Slloven (SKS), Jugosllavinë së vjetër, ku për një periudhë të gjatë kohore bashkësunduan (1918 – 1939), formimi i PKJ-së nga J. B. Tito si dhe i aradheve partizane antifashiste kundër Hitlerit dhe Musolinit, etj., duket qartë se masakrën e Jasenovcit dhe insistimin e Vuçiqit për ta vizituar atë me çdo kusht, udhëheqja politike e Serbisë bashkë me Kishën ortodokse serbe dhe akademinë e shkencave, e kanë vendosur në qendër planimetrisë së angazhimeve të tyre politike për formimin e “botës serbe”, alias krijimin e Serbisë së madhe në Ballkan!

Pra, ta fusësh në përdorim për interesa politike dhe hegjemoniste si dhe ta marrësh si “argument” dhe baraspeshë një masakër ndaj serbëve, jevrejve dhe romëve e cila ka ndodhur para 81 vitesh, me qëllim që t’i barazosh krimet dhe masakrat që shteti yt Serbia dhe ti si ministër për informata në qeverinë e S. Millosheviçit, i keni bërë hiç më larg se para 27 viteve në Kroaci dhe Bosnje, por edhe Kosovë vetëm para 23 viteve, ku keni vrarë dhe masakruar që nga viti 1991 e deri në qershor 1999 mbi 500 mijë njerëz të pafajshëm, vetëm se nuk i përkisnin etnisë serbe, duke tentuar që ta krijoni Serbinë e madhe, gjegjësisht Jugosllavinë e tretë, etj., thënë më së buti është krim politik, psikologjik si dhe ofendim i rënd ndaj gjithë atyre viktimave të pafajshme, shpirtrat e të cilave ende rënkojnë dhe i mallkojnë kriminelët serbë që ua morën jetën pas asnjë faj..!?

Po ashtu, është po aq krim dhe idiotizëm i llojit serbo-çetnik, që për viktimat e popullit tënd, pra serbëve të vrarë në Jasenovc në vitin 1941, të kërkosh nga autoritetet kroate që të shkosh dhe t’ua vendossh mbi varre një buqetë me lule, kurse në anën tjetër si president i Serbisë e mohon me qa pafytyrësi dhe arrogancë gjenocidin serb në Srebrenicë, në Bosnjë dhe në Kosovë, ku ushtria kriminale e shtetit tënd ka vrarë dhe masakruar mbi 500 mijë njerëz, përkatësisht me mijëra kroatë, mbi 300 mijë boshnjakë dhe mbi 13 mijë shqiptarë, po sikur këta të mos ishin njerëz siç janë edhe serbët tuaj, sikur të ishin kafshë, duke bërë krime dhe gjenocidin më të rënd në Evropë pas LDB-re, kjo tendencë është po aq vrastare sa edhe krimet e bëra në Jasenovc. Bile, ju, as që iu keni kërkuar falje publike kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës, ku ndaj këtyre të fundit për asnjë çast nuk e keni ndaluar dhunën dhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës, ndërsa shteti i ri kroat, për dallim nga Serbia e ka njohur masakrën në Jasenovc, duke u përulur me nderim para varrezave të tyre..!?

Ne shqiptarët e Kosovës e dimë fare mirë, se edhe skenarin për formimin e Ballkanit të hapur e keni vendosur në agjendën tuaj bashkë me Jasenovcin për formimin e “botës serbe”, pra Serbinë e madhe në Ballkan, të cilin projekt siç dihet e keni filluar me pëlqimin dhe mbështetjen e Rusisë se V. Putinit, por për fat të mirë, gjasat për realizimin e këtij projekti ogurzi i keni barazi me Zero..!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Valverde: Te Reali luajmë për të fituar tituj

Story i radhës

Inteligjenca gjermane: Kina mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen

Të fundit nga