Sot ne Bruksel mblidhet Samiti i BE. Ky samit mblidhet ne nje kohe kur Rusia me agresionin e saj ndaj Ukraines ka ndezur flaket e luftes ne zemer e Europes dhe po kercenon paqen boterore. Ne nje vendim historik Samiti do vendose akordimin e statusit te vendit kandidat Ukraines ne lufte dhe Moldavise te kercenuar nga agresioni rus. Ky eshte nje vendim politik i nje rendesie historike per mbare Europen dhe mesazhi me i duhur qe BE i dergon agresorit rus.
Ne Samitin e kryetareve te shteteve dhe qeverive anetare te BE qe mbahet neser ne Bruksel eshte e ftuar ne nje akt respekti ndaj popullit shqiptar orientimit te tij europian dhe euroatllantik edhe Shqiperia, por jane ftuar gjithashtu edhe dhe 5 vendet e tjera te Ballkanit Perendimor.
Ftesa eshte se pari vullnet por edhe perfillje dhe respekt. Pikerisht ne kete moment historik Aleanca Trilaterale Beograd-Tirane-Shkup rreshtohet haptaz ne anen e Rusise dhe kunder BE.
Drejtuesit e ketyre vendeve qe ne dekada kane perfituar miliarda e miliarda euro nga takspaguesit europian si ndihma te Komisionit Europian dhe ndihma bilaterale te vendeve anetare, zgjodhen jo te falenderojne per ftesen dhe te solidarizohen me pranine e tyre me BE dhe vendimet e tij, por te bojkotojne Samitin e Bashkimit Europian dhe te rreshtohen haptaz ne anen e Rusise.
Ky eshte nje akt anti-historik i ketyre gangstereve politike qe tradhtojne interesat jetike te kombeve te tyre.
Aleksander Vuçiç nuk shkon ne Samit sepse atij i eshte kerkuar publikisht te zbatoje sanksionet e BE kunder Rusise dhe ai me refuzimin e fteses se Brukselit e bene te qarte se ai ka bere perfundimisht zgjedhjen e tij.
Presidenti i Serbomadhise Vuçiç midis BE dhe Rusise ka zgjedhur perfundimisht kete te fundit. Midis te tre ketyre gangstereve dy prej tyre Edi Rama Kryeministri i Shqiperise dhe Kovaçevski i Maqedonise se Veriut vende anetare te NATO-s me refuzimin e fteses se BE duke shfrytezuar si pretekt veton e Bullgarise tradhtojne Aleancen Atlantike ne te cilen vendet te tyre jane anetare dhe me urdher te padronit te tyre Aleksander Vuçiç bejne kauze te perbashket me te dhe rreshtohen ne anen e tij dhe te Rusise. Keta vasale mjerane midis Bashkimit Europian dhe padronit te tyre Vuçiç duke bojkotuar samitin e Brukselit zgjedhin perfundimisht padronin e tyre ne Beograd dhe Putinin.
Shqiperia renditet keshtu ne anen e zeze te historise dhe kjo eshte goditja me e rende qe Shqiperia dhe kombi shqiptar marrin qe nga viti 1944. Me kete qendrim anti-shqiptar Edi Rama provon perfundimisht se vendimet themelore per Shqiperine dhe shqiptaret merren ne Beograd dhe ne Moske dhe jo absolutisht ne Tirane.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete vendim anti-shqiptar dhe anti-europian e pro-serbo rus te Edi Rames ju bej thirrje shqiptareve te ngrihen ne mbrojtje te endrres tyre europiane, identitetit dhe vokacionit te tyre perendimor!