Aleanca për Shqiptarët: Ziadin, Ti zgjodhe Artanin – tani çdo gjë është vonë!

December 9, 2024
1 minut lexim

Në momentin kur u rreshtove krah Ali Ahmetit dhe Artan Grubit dhe Ramiz Merkos në Strugë, e definuat qartë se më shumë vlerësoni interesat personale dhe privilegjet sesa të ardhmen e shqiptarëve. Ti zgjodhe Artanin dhe Ramizin – persona që SHBA-të i futën në lista të zeza për korrupsion! Distancimi yt tani nuk ka më vlerë.

Ju zgjodhët SORAVINË, milionat dhe luksin. Nuk zgjodhët popullin! Nuk zgjodhët të qëndroni krah shqiptarëve të lodhur nga padrejtësitë, nga korrupsioni dhe nga premtimet boshe. Ky akt është një tradhti e hapur, një tradhti ndaj atyre që dikur ju besuan, ju shpresuan dhe ju panë si zë opozitar për ndryshim.

Por tani, Ziadin, askush më nuk ju beson! Ju jeni vetëm një tjetër hallkë në zinxhirin e klikës së fundosur të BDI-së – një klikë që për dekada ka varfëruar shqiptarët, i ka shfrytëzuar dhe i ka lënë pa të ardhme, derisa pasurohej në kurriz të tyre.

Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me fjalë të bukura në televizion apo me deklarata boshe. Ajo bëhet me veprime të qarta dhe qëndrime të drejta. Ti tregove se në cilën anë je!

Koha e manipulimeve ka përfunduar! Shqiptarët nuk janë të verbër, ata panë zgjedhjen tuaj. Ziadin, tradhtia jote do të mbahet mend gjithmonë. Populli nuk harron, dhe as Aleanca për Shqiptarët!

Mirë u pafshim në gjykatën e historisë!

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ageler: Askush nuk është mbi ligjin

Story i radhës

Gashi i LDK-së pritet në Shtëpinë e Bardhë, takohet me asistentin Special të Presidentit të SHBA-ve

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë