Aleanca për Shqiptarët i reagon Alternativës

October 23, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj komunikatës së Alternativës.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët, nuk po arrijmë të kuptojmë nervozizmin e shfaqur kundër nesh. Ne kemi çmuar bashkëpunimin në koalicionin “Tash është koha” si korrekt dhe frytdhënës deri në momentin që ka përfunduar e njëjta. Subjekti në fjalë, nuk kanë pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ne. Ne, si dhe çdo qytetar i këtij vendi i gëzohemi çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria dhe çdo institucion që drejtohet edhe nga AAA dhe jo vetëm. Opozita është punë e fisnikshme dhe këtë gjë duhet ta kuptojë çdo subjekt politik. Drejtimi euro-perëndimor i Maqedonisë së Veriut ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, më shumë se sa nga vet Qeveria dhe ASH është dëshmia e gjallë për këtë fakt.”, thuhet në reagimin e ASH-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Johnson i kërkoi Mordaunt të heqë dorë nga gara për kryeministër

Story i radhës

Trump nuk e përjashton kandidaturën në 2024

Të fundit nga

ShkoLartë